Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se sot janë identifikuar edhe 12 raste të reja të infektuar me koronavirus, duke e çuar kështu në 106 numrin e personave të prekur me COVID-19.
Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë, 3 në Fushë Kosovë, 2 në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.
Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar 69 mostra, 12 prej të cilëve rezultuan pozitivë. Deri tani, në Kosovë, një person ka vdekur dhe një është shëruar.











































