Numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 214 pasi janë konfirmuar edhe dy raste në Durrës.
Mësohet se ata janë burra të moshës 71 dhe 77 vjeç. Të dyja rastet janë të shkëputur nga njëri tjetri dhe pa histori udhëtimi.
Sipas burimeve spitalore, njëri nga rastet, 71-vjeçari, ka dhe nusen edhe djalin me temperaturë të lartë. Djali i tij punon në një call center.
Ndërkaq nuk dihet burimi i infektimit as për rastin tjetër. Këto raste e çojnë në 14 numrin e personave të prekur nga koronavirusi në Durrës.








































