Google search engine
Home Politike 30 mjekë dhe infermierë shkuan në Itali, Federica Mogherini publikon videon e...

30 mjekë dhe infermierë shkuan në Itali, Federica Mogherini publikon videon e Ramës dhe i jep mesazhin e fortë Bashkimit Europian

0
329

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë dje në Rinas 30 mjekë dhe infermierë për në Bergamo të Italisë për të ndihmuar personelin shëndetësor italian në përballjen ndaj koronavirusit.

Rama u shpreh se kjo është gjëja e duhur që po bën Shqipëria dhe shenjë solidariteti se pavarësisht se nuk jemi të pasur, shqiptarët nuk e harrojnë mikun në vështirësi.

 “E di se 30 mjekë nuk e përmbysin raportin. Por di që edhe andej është shtëpia jonë që ku Italia, motrat dhe vëllezërit italianë na pritën kur Shqipëria digjej nga dhimbjet e papërshkrueshme.Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm dhe mjetet nuk janë pakufij. Por nuk mund të mbajmë forcat rezerva kur në Itali po kurohen dhe shqiptarë të plagosur nga armiku dhe që kanë nevojë për ndihmë.Është e vërtetë që sot të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre. Mbase pikërisht pse nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa akoma, ti tregojmë Italisë se nuk e harrojmë mikun në vështirësi.Kjo është një luftë ku askush nuk fiton dot i vetëm. Dhe ju të dashur anëtarë dhe anëtare të një misioni kurajoz po niseni për një luftë që është edhe e jona.Sot jemi të gjithë italianë. Italia duhet dhe do ta fitojë luftën edhe për ne edhe për gjithë Europën e botën.Zoti ju bekoftë të gjithëve.”- tha Rama dje.

Pas këtij veprimi solidar nga Shqipëria ka reaguar edhe ish komisionerja e BE, Federica Mogherini me anë të një postimi, ku ka falenderuar Ramën dhe Shqipërinë.

“Faleminderit Edi Rama, Albania. Për ndihmën dhe për mësimin e solidaritetit. Shpresoj që të tjerët ta dëgjojnë, dhe që italianët do ta mbajnë mend.”-shkruan në Twitter ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here