Gjendja në Itali ngjan me një bilanc lufte, vetëm 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 900 të vdekur dhe mijëra të infektuar. Matteo Salvini ka reaguar në një mënyrë mjaft të ashpër duke shprehur mjaft zemërim me Europën.
“Çmenduri. Europës iu dashkan edhe 15 ditë të tjera për të vendosur çfarë do bëjë, se kë dhe si do ta ndihmojë. Në kulmin e emergjencës, me njerëz që vdesin, sot nga pneumonia, nesër ndoshta nga varfëria”.
“Po çfarë “unioni”!!! Kjo është një strofull me gjarpërinj dhe çakej. Si fillim do të mundim koronavirusin dhe më pas do të dalim nga Europa. Dhe nëse do të duhet, do t’i themi lamtumirë, pa i falënderuar” – thotë Salvini.
“Dua tu dedikoj një mesazh shpifësire dhe turpi Europës që kërkon edhe 15 ditë për të na ardhur në ndihmë. Është e qartë se në Berlin apo në Bruksel nuk e kanë kuptuar që njerëzit po vdesin ndaj kanë vendosur të mendohen për 2 javë. Nëse kjo është BE, është një m*t. Ikni mbushuni…” – e mbyll ai.