Numri i rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara është rritur në 100.000 raste të kaluara, dhe situata në New York City është bërë gjithnjë e më e rëndë pasi rastet vazhdojnë të shpërthejnë, me sistemin e kujdesit shëndetësor të kërcënuar me kolaps të menjëhershëm.
Ambulancat nuk rreshtin në rrugët bosh të qytetit. Thirrjet e Urgjencës mjekësore u rritën me 40 për qind, në rreth 6500 në ditë. Autoritetet po u kërkojnë qytetarëve që t’i telefonojnë 911-s vetëm nëse kanë raste urgjente, siç janë problemet e zemrës ose ato me frymëmarrjen.
Të enjten dhe të premten, 85 njerëz të tjerë vdiqën nga virusi në Nju Jork, ose mesatarisht 1 person çdo 17 minuta. Numri i vdekjeve të qytetit tani është 450 dhe ka 26.697 raste të konfirmuara.
Mjekët po përballen me një tmerr, me skena të papërshkrueshme të vuajtjes dhe vdekjes. “Është një ferr. Njerëzit hyjnë, intubohen, vdesin, cikli përsëritet”, -tha dr. Steve Kassapidis nga “Mount Sinai Queens”, në një intervistë për ”Sky News”, shkruan “Daily Mail”.
“9/11 nuk ishte asgjë në krahasim me këtë, ne ishim të hapur duke pritur që të vinin pacientët të cilët nuk erdhën kurrë. Tani ata vazhdojnë të vijnë”.