Vrasja e Bledar Hoxhollit në Kavajë, merren të pandehur Marsida Qatja, ish zyrtari i burgjeve Bledar Toçi dhe vëllai i tij

0
499

Prokuroria e Kavajës ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur tre persona, për vrasjen e Bledar Hoxhollit tetorin e kaluar, ngjarje që tronditi Kavajën dhe mbarë opinion publik. Prokuroria ka marrë të pandehur Bledar Toçin, vëllanë e tij, si dhe Marsida Qatjan, pronaren e banesës ku ndodhi krimi i rëndë.

Organi i akuzës, si autorë të vrasjes së Hoxhollit ka akuzon ish zyrtarin e burgjeve Bledar Toçit, ndaj të cili janë ngritur akuza e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Vrasjes në kapërcim të vetëmbrojtjes së nevojshme”. Ndërsa ndaj vëllait të tij, Berndard Toçit, prokuroria ka ngritur “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti 7 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë. Ndaj pronares së banesës, nënës së tre fëmijëve të mitur, Marsida Qatja është ngritur akuza e “vënies në dispozicion të lokaleve për konsumim të lëndëve narkotike”.

Zyrtari i burgut të Durrësit, Bledar Toçi, mbrëmjen e 9 tetorit të vitit 2019 qëlloi me armën e shërbimit dhe la të vdekur në vend shtetasin Dritan Haxholli, pas përplasjes  në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë, akuzohet për vrasje me dashje. Kjo akuzë u ngrit nga policia që pak orë pas krimit, ku njoftoi edhe arrestimin e Toçit në spital. Por, gjatë hetimeve organi i akuzës, nga provat e mbledhura në banesën ku ndodhi krimi dhe dëshmitë e marra nga personat që kanë qenë të pranishëm në momentet e ngjarjes, ka dalë në konkluzionin se vrasja ka qenë me dashje e jo në kushtet e vetëmbrojtjes, siç ka thëne para oficereve të policisë gjyqësore shefi i sigurisë së brendshme pranë burgut të Durrësit.

Sipas kronologjisë së ngjarjes, në dosjen e prokurorisë thuhet se Dritan Haxholli, i cili ishte në kërkim nga policia për dy akuza, ka goditur dritaren e katit të parë me qytën e automatikut që kishte fshehur poshtë xhaketës’, dhe siç thuhet në dosje, “nëna e tre fëmijëve e ka ftuar të hyjë në shtëpi”. Ndërkohe, menjëherë ka qëlluar me automatik në drejtim të Bledar Toçit, duke e plagosur lehtë në qafë. Zyrtari i burgut të Durrësit i është kundërpërgjigjur dhe me armën e shërbimit ka derdhur plot 17 plumba mbi Dritan Haxhollin. Me urgjencë, Toçi ka dalë nga banesa ku ndodhi krimi dhe me makinën e tij ka shkuar në spitalin e Kavajës për ndihmë, ndërsa Qatja ka njoftuar policinë. “Nisur nga provat e siguruara në vendngjarje dhe dëshmitë e personazheve të përfshirë, prokuroria ka dalë në konkluzionin paraprak se Bledar Toçi nuk e vrau Haxhollin për vetëmbrojtje, ndaj për këtë shkak ndaj zyrtarit të burgjeve është ngritur akuza e vrasjes me dashje”- thuhet ne dosje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here