Google search engine
Home Aktualitet Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Shkodër, 35-vjeçari rezulton pozitiv...

Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Shkodër, 35-vjeçari rezulton pozitiv (DETAJE)

0
293

Shkon në 6 numri i të infektuarve me COVID 19 në qarkun Shkodër. Një 35 vjeçar nga Vau Dejës i ardhur nga Italia ka rezultuar pozitiv.

35 vjeçari ka shfaqur probleme pneumonie dhe fillimisht dje ka shkuar në spitalin e Shkodrës.

Pasi ka bërë testin me tampon ka rezultuar pozitiv dhe me pas është nisur drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Tashmë ka shkuar në 6 numri i të prekurve në qarkun Shkodër teksa 3 janë nga Puka, një nga Vau Dejesi, një shkodrane që jeton në Tiranë dhe një oficer i policisë gjyqësore në Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here