Në Shqipëri deri më tani janë shënuar 174 të infektuar nga pandemia e koronavirusit që deri më tani nuk ka kursyer edhe 4 fëmijë. Nga të infektuarit kanë ndërruar jetë 8 prej tyre pasi vuanin edhe nga sëmundje të tjera kronike.
Mjekja e njohur Anika Dokla ka dhënë lajmin se Franca ka aprovuar ilaçin “Chloroquine” për të trajtuar të gjithë të infektuarit me koronavirus. Mesa duket hipoteza e Didier Raoult, drejtor i Institutit Mesdhetar të Infeksioneve, Marsejë, për përdorimin e Hydroxychloroquinës kundër Covid-19, u kontestua nga një pjesë e mirë e eminencës infektive botërore.
Megjithatë mjekja ka publikuar edhe anën tjetër të medaljes, që 4 skemat e trajtimit kundër Covid-19 në Europë, të studiuara për disa pacientë nuk përfshihet ilaçi “Chloroquine”, për shkak të efekteve negative e toksike që ajo ka për pacientët në terapi intensive.
Çfarë është ilaçi “Chloroquine”?
Chloroquine është një ilaç që përdoret kryesisht për parandalimin dhe trajtimin e malaries. Po studiohet gjithashtu edhe për trajtimin e COVID-19 pasi ka pasur efekt. Efektet anësore të zakonshme përfshijnë problemet me muskujt, humbjen e oreksit, diarre dhe skuqje të lëkurës. Ndërsa nuk përjashtohen efektet anësore si” probleme me shikimin, dëmtimin e muskujve, dhe nivelin e ulët të qelizave të gjakut.
POSTIMI I PLOTË:
Franca aprovon Klorokinën për trajtimin e të sëmurëve me Sars CoV-2. Pak kohë më parë, hipoteza e Didier Raoult, drejtor i Institutit Mesdhetar të Infeksioneve, Marsejë, për përdorimin e Hydroxychloroquinës kundër Covid-19, u kontestua nga një pjesë e mirë e eminencës infektive botërore. Sot, kjo hipotezë është duke u riparë, pas studimit “non randomized trial” në mënyrë të hapur(jo blind) në 25 pacientë(1 pacient e la provën përgjysmë), të kryer nga Didier Raoult dhe bashkëpunëtorë, studim që pasoi atë të Dr. Xueting Yao në Pekin. Këta pacientë janë praktikisht pak në numër, pra të pamjaftueshëm për të rekomanduar një medikament. Tjetër fakt: Në 4 skemat e trajtimit kundër Covid-19 në Europë, të studiuara në “clinical trials” me 3200 pacientë, ndër të cilet 800 francezë, nuk përfshihet Chloroquine, për shkak të efekteve negative(toksike) në pacientët në terapi intensive. Është menduar të përfshihet në studim pas 27 marsit(??). Dhe pse rezultatet e testit të Marsejës jane të mira(ditën e gjashtë të trajtimit vetëm 25% nga 90% e pacientëve rezultonin pozitivë), të dhënat dhe rekomandimet duhet të publikohen me shumë kujdes, sepse në 25 pacientët e Raoult, pesë ishin nga 12-17 vjec, dhjetë nga 18-64 vjec dhe dhjetë mbi 65 vjec. Beteja vazhdon…






































