Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Poloskë të Devollit, ku një banesë është përfshirë nga flakët.
E moshuara që jetonte aty, ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur të dalë dot nga banesa. Viktima është identifikuar si Nezaqet Gjoza e moshës 90 vjeç.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, dhe e moshuara nuk ka mundur që të dalë jashtë banesës, për shkak të flakëve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e mëtejshme.









































