Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryeministri Rama ka bërë të ditur se duke filluar nga ora 13:00 e ditës së nesërme e deri në orën 05:00 të ditës së hënë askush nuk del dot nga shtëpia dhe gjithçka do të jetë e mbyllur.
Gjithashtu kryeministri bën të ditur edhe një masë të re. Nga dita ë hënë askush nuk mund të dal dot të bëjë pazar pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes.
Postimi i plotë:
GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!
NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!
NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES
*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane