Google search engine

    E denoncoi ish-bashkëshortja, policia nxjerr detajet nga arrestimi i Klodian Duros (Si e përndiqte dhe dhunonte ish-gruan)

    0
    421

    Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro është arrestuar nga policia pasi ka thyer urdhrin e mbrojtjes ndaj ish-gruas të cilën e dhunonte dhe e përndiqte vazhdimisht.

    Sipas policisë denoncimi është bërë nga ish-bashkëshortja e Duros dhe çështja tashmë i ka kaluar Prokurorosë pranë Gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë.

    Njoftimi:

    Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi ;

    •K.D., 43 vjeç, banues në Tiranë.

    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.

    Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here