Google search engine
Home Aktualitet Shkon në pesë numri i të prekurve me koronavirus në Vlorë, si...

Shkon në pesë numri i të prekurve me koronavirus në Vlorë, si u infektua e moshuara që u diagnostikua dje pozitive me COVID-19 (DETAJE)

0
392

Paraditen e sotme Ministria e Shëndetësisë deklaroi se numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka arritur 146, duke shënuar kështu 23 raste të reja. Një prej rasteve të reja është një grua nga Vlora.

Sipas Abc News, mësohet se bëhet fjalë për një grua të moshuar e cila, bashkë me bashkëshortin ishin kthyer nga Italia më 8 mars.

Pas kthimit, ata kanë qenë të vetë-izoluar në shtëpi dhe nuk kanë pasur probleme shëndetësore deri së fundmi. E moshuara, që mendohet të jetë rreth 70-vjeçare, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe më pas është sjellë në Tiranë.

Pas kryerjes së testit të dytë, e moshuara ka rezultuar pozitive për koronavirusin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here