Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe një rritje të ndjeshme ditët e fundit ka pasur edhe në vendin tonë.
Ndërkohë janë marrë masa të shumta në mënyrë që të parandalohet përhapja e madhe në mënyrë që sistemi ynë shëndetësor të mos përfundojë në një kolaps sikurse në Itali, ku kapacitetet spitalore ishin të pamjaftueshme për numrin e lartë të të infektuarve.
Mirëpo, ndërsa masat parandaluese të rrepta nuk mungojnë, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu sfidon Ramën, Berishën dhe Metën duke publikuar një foto të Enver Hoxhës dhe duke i pyetur se sa spitale janë ndërtuar në Shqipëri që nga vdekja e diktatorit.
“#PYETJE: A gjeni sot një spital që ta ketë ndërtuar qeveria Rama, Berisha ose Meta, që nga vdekja Enver Hoxhës?”, shkruan Spahiu.
