E frikshme/ Shënohet rekord i zi në Spanjë, 738 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, e dyta në botë për numrin e të vdekurve. Ky është bilanci tragjik

0
297

Tashmë epiqendra e Covid-19 është në Evropë konkretisht në Itali dhe në Spanjë. Italia ka numrin më të madh të viktimave në botë të shkaktuara nga Covid-19, plot 6820 ndërsa bilanci vijon të përkeqësohet.

Shifra të frikshme raportohen nga Spanja, sa i takon situatës së krijuar nga koronavirusi. Mediet spanjolle raportojnë sot se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar plot 738 viktima nga COVID-19.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet, numri total i viktimave është rritur në 3434, ndërsa konfirmohen mbi 47 600 raste.

Vendi iberik kalon kështu Kinën për numrin më të lartë të viktimave nga covid-19, që numëron 3281 viktima, duke u renditur i dyti pas Italisë, ku kanë humbur jetën deri tani 6820 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here