Ambasada Amerikane në Tiranë ngre alarmin dhe lëshon thirrjen urgjente: Qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në ShBA

0
290

Ambasada Amerikane në Tiranë ka nxitur qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri, të planifikojnë kthimin në Shtetet e Bashkuara. “Përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar. Të gjitha pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania. Nuk ka asnjë information të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim“, – thotë Ambasada Amerikane.

Postimi

Ambasada e SHBA nxit qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar. Të gjitha pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania. Nuk ka asnjë information të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2UiEwBQ
Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevoje për ndihmë urgjente, ju lutemi të nisni një email në: ACSTirana@state.gov

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here