Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detaje të reja/ Infektohet me COVID-19 oficeri i Policisë Gjyqësore, ja...

Zbardhen detaje të reja/ Infektohet me COVID-19 oficeri i Policisë Gjyqësore, ja lidhja shumë e afër me pacientin zero

0
296

Detaje të reja zbardhen nga Shkodra, e cila ka shënuar dy rastet e para të infektuar me COVID-19.

Gazetari Senad Nikshiqi tha në një lidhje nga Shkodra për News24 se personi i dytë i infektuar me koronavirus është një officer i Policisë Gjyqësore në qytetin verior, që ka qenë dhe dhëndri i pacientit zero.

Menjëherë pas kësaj, Prokuroria e Shkodrës ka vendosur të vetëkarantinojë punonjësit deri më 30 mars.

Siç raportoi gazetari Nikshiqi, prokurorët, oficerët e Policisë GJyqësore dhe Sekretarët do të dalin në punë vetëm për të kryer veprimet e ngutshme, duke respektuar kërkesat shëndetësore mbrojtëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here