Disa institucione dhe zyra të rëndësishme në shërbim të qytetarëve janë mbyllur në rrethe, pasi punonjës kanë rezultuar të prekur.
Kështu në Shkodër, për shkak se një efektiv i Policisë Gjyqësore është provuar i prekur, autoritetet kanë urdhëruar punonjësit e prokurorisë Shkodër të vetëkarantinohen si masë parandaluese deri më 30 mars.
Ndërkohë prokurorët, OPGJ dhe sekretarët e gatshëm do të dalin në punë për të kryer veprimet e ngushtme duke respektuar kërkesat shëndetësore mbrojtëse.
Në Korçë ndërkohë është mbyllur Kadastra, dhe 53 punonjës janë urdhëruar të vetëkarantinohen, pasi një punonjëse ka rezultuar e prekur nga COVID 19.
Bëhet fjalë për të fejuarën e 30-vjeçarit që bashkë me dy të moshuar ishin rastet e para të konfirmuara.
Më herët u mbyll edhe pika kufitare e Tushemishtit, pasi një punonjës i doganës është djali i çiftit të prekur nga koronavirusi.Ndërkohë rastet e konfirmuara në Korçë janë zyrtarisht 9.
Ndërsa në Lezhë është mbyllur Qendra Shëndetësore e lagjes “Skënderbeg”, pasi aty ka pasur kontakte infermierja e konfirmuar si e prekur nga COVD 19.







































