Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka shtyrë me dy javë punën në Prokuroritë e vendit.
Mësohet se shkak është bërë situata alarmante e krijuar nga koronavirusi.Më herët Çela ka nxjerrë një udhëzim për të gjithë prokuroritë, ku përcaktohen masat procedurale që duhet të ndjekin prokuroritë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, për sigurinë e personave të arrestuar apo dënimet alternative nga ato me burg.
Kujtojmë që numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 123, ku gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 19 raste të reja.