Mjeku Petrit Vargu ka reaguar pasi drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj rezultoi i prekur me koronavirus.
Vargu shprehet se të paktën 120 teste u duhen bërë të gjithë punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë që kanë qenë në kontakt me Bratajn, pasi ai ka pasur hyrje dhe dalje të vazhdueshme, në funksion të detyrës që mbante.
Postimi i Vargut:
Keta mire, qe nuk bejne testimin, por nuk bejne as gjurmimin, pasi po te benin kete te fundit,te pakten per veten e vet,120 teste duhej ti benin vetem sot, pasi te gjithe punonjesit e Ministrise se Shendetesise kane qene ne kontakt me Z.Brata qe hynte e dilte cdo dite ne ministri per detyrat qe kishte.
I njejti skenar duhej te ishte dje me futbollistin qe punon ne federate dhe ishte i infektuar. O ju qe po beni gallate me koronen ,por qe nje dite do beje populli gallate me ju!A mund te na thoni cilat jane protokollet e mjekimit?
Te gjithe shtetet i kane te deklaruara sipas stadeve dhe sipas spitaleve. Po persa i perket respiratoreve, qe na i deklaruat dje, cfare u be? Me teper informacion dhe transparence kerkohet ne keto momente.







































