Google search engine
Home Aktualitet Rritet frikshëm numri i të prekurve dhe të vdekurve me koronavirus në...

Rritet frikshëm numri i të prekurve dhe të vdekurve me koronavirus në vend, MSH del me thirrje të fortë dhe tregon zgjerimin e hartës, vjen edhe një lajm i mirë

0
312

Rritet numri i të prekurve në vendin tonë, duke shkuar në 123 persona të prekur me koronasvirus.

Ministria e Shëndetësisë njofton se përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 raste të reja.

Ndërkohë, MSH njofton se ka ndërruar jetë një tjetër pacientë nga Tirana, duke e çuar në 5 numrin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.

Gjiashtu, është zgjeruar harta e personave të prekur me koronavirus, ku tashmë janë konfirmuar raste edhe në disa qytete të tjera të vendit.

Gjishashtu një lajm i mirë vjen nga MSH për 10 persona të shëruar nga koronavirus.

Njoftimi i MSH

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari nuk arriti të mbijetojë.

Indjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive.

Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here