Mëngjesin e sotëm u shënua edhe viktima e pestë nga koronavirusin në vendin tonë. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë i ndjeri është biznesmeni 49-vjeçar me origjinë nga Puka, por që banonte në Tiranë.
Ky pacient ka qënë i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa 10 ditë ka qëndruar në terapi intensive. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus çka mund ta ketë rënduar gjendjen e tij.
Ndërkohë që gazetari i News 24, Erjon Skëndaj zbulon se ai ishte ndër pacientët e parë të prekur dhe të shtruar në vend me këtë virus. Komplikacionet me zemrën e kanë agravuar situatën e tij, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
“Ka pasur komplikacion të menjëhershëm, shkak është bërë rëndimi apo komplikacioni në zemër”,- tha gazetari.








































