Google search engine
Home Aktualitet Infektohet oficeri i Policisë Gjyqësore, Prokuroria i jep urdhrin urgjent punonjësve

Infektohet oficeri i Policisë Gjyqësore, Prokuroria i jep urdhrin urgjent punonjësve

0
318

Një oficer i Policisë Gjyqësore në Shkodër është i infektuar dhe prej 10 ditësh ai ndodhet në karantinë.

Oficeri dyshohet se është infektuar gjatë kontaktit me klandestinët nga Siria që kalojnë në Shkodër. Si masë parandaluese dhe përhapëse, të gjithë personat e familjes së OPGJ-së janë vetëizoluar. Oficeri i Policisë Gjyqësore aktualisht po trajtohet me mjekim të dhënë nga infeksionistët, ndërsa është duke u bërë hetimi epidemiologjik për të afërmit dhe kontaktet e tij.

Prokuroria e Shkodrës i ka bërë apel të gjithë punonjësve që të marrin masa për vetëkarantinim deri më datë 30 mars. Vetëm prokurorët, OPGJ dhe sekretaret e gatshëm do të dalin në punë për të kryer veprimet e ngutshme duke respektuar kërkesat shëndetësore mbrojtëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here