Google search engine
Home Aktualitet Frika e prekjes nga koronavirusi, AKU del me njoftimin e rëndësishëm për...

Frika e prekjes nga koronavirusi, AKU del me njoftimin e rëndësishëm për të gjithë tregtarët e fruta-perimeve: Beteja nuk do të ndalet! (MASAT)

0
294

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit iu kërkon të gjithë tregtarëve që fruta-perimet duhet të jenë të mbuluara me qese plasmasi të tejdukshme në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat gjatë të folurës apo tështitjes së personave.  Po kështu, sipas AKU-së të gjithë shitësit, por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit.

Njoftimi i AKU-së:

Beteja për të ndalur dhe mposhtur përhapjen e mëtejshme të COVID-19, nuk do të ndalet deri në fitoren finale të saj.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon në mënyrë rigoroze zbatimin dhe forcimin e masave për ndalimin e përhapjes së Koronavirusit.

Së fundmi AKU i’u bën thirrje të gjithë subjekteve që tregtojnë fruta-perime të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme këto masa:

Të gjitha produktet fruta-perime duhet të jenë të mbuluara me qese plasmasi të tejdukshme në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo tështitjes së personave,

Të gjithë shitësit por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit. Zgjedhja dhe blerja e tyre do të bëhet vetëm nëpërmjet dorashkave njëpërdorimshe ose qeseve që shërbejnë për mbajtjen e produktit.

Theksojmë se këto masa vijnë si rrjedhojë dhe nevojë e forcimit të mëtejshëm të masave të mëparshme të ndërmarra nga AKU, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë konsumatorëve. #SëBashkuJaDalim

Frikë Aspak, Kujdes Po

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here