Google search engine
Home Bota Rajoni Del rezultati i testit të 26-vjeçarit shqiptar që pështyu 14 policët grekë,...

Del rezultati i testit të 26-vjeçarit shqiptar që pështyu 14 policët grekë, merr edhe gjobë 5 mijë euro

0
314

Ka rezultuar negativ nga Covid-19, 26-vjeçari nga Poliçani, që nën dyshimet se ishte prekur prej virusit vdekjeprurës, sulmoi 14 policë të rajonit Vula në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Sipas informacioneve të para, tamponi i analizës që të riut iu bë prej mjekëve të spitalit Thriasio (u dërgua mbrëmë natën atje), rezultoi negativ, ndërsa gjendja e tij psiqike u vlerësua e mirë.

Mjekët e spitalit psikiatrik të Athinës, thanë se pacienti pati një krizë paniku, ndaj dhe reagimi i tij ishte i dhunshëm. 26-vjeçarit iu vu gjoba prej 5000 eurosh për thyerje të karantinës dhe ndaj tij u regjistrua një kallëzim penal për mosbindje dhe vënie në rrezik të punonjësit  të policisë.

Gjate orëve në vazhdim,pritet lirimi i tij, por nëse më parë do firmosë një deklaratë përgjegjësie  personale, se këtë herë do të qëndrojë në karantinë për 14 ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here