Ministri gjerman i shtetit për Europën, Michael Roth, ka konfirmuar se gjatë takimit të ministrave të vendeve të BE është rëndë dakord për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Lajm i mirë në këto kohë të errëta: më në fund dritë jeshile në Këshillin e Ministrave të sotëm për Evropën, për hapjen e bisedimeve të # anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga #Maqedonia e Veriut + #Shqipëria. Fitore për BE-në dhe #Ballkanin Perëndimor. Urime për Tiranën + Shkupin, është e merituar.”
Ky lajm është konfirmuar edhe nga Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
‘Shumë i lumtur që vendet anëtare të BE-së sot arritën marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Kjo gjithashtu dërgon një mesazh me zë të lartë dhe të qartë për Ballkanin Perëndimor: e ardhmja juaj është në BE.’-shkruan Komisioneri.
Very pleased that #EU member states today reached political agreement on opening of accession talks with #Albania and #North #Macedonia. I wholeheartedly congratulate both countries. This also sends a loud and clear message to #WesternBalkans: your future is in EU.— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 24, 2020







































