Një 61-vjeçar nga Tirana, i cili dje u rikthye në jetë falë punës së mjekëve të Infektivit vijon të luftojë me koronavirusin.
Nga Infektivi bëhet me dije nga mjekët se 61-vjecari nga Tirana vijon të jetë i intubuar, ndërsa gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Përveç tij, nuk ka persona të tjerë të intubuar në Infektiv.
“Sipas mjekëve problem më i madh i atyre që kanë sëmundje të tjera, si diabeti që ul imunitetin është fakti se këta persona pësojnë komplikacione të menjëhershme, duken mirë por në pak minuta shëndeti përkeqësohet kërkojnë intubim”,- tha gazetari Erion Skëndaj.
Një tjetër problem te Infektivi është fakti se po mbushen shtretërit. Kujtojmë që nga 120 shtretër rreth 50 janë tashmë me pacientë. Kjo kërkon vënien në punë sa më parë të spitalit COVID 2, Sanatoriumit.
“Po boshatiset totalisht Sanatoriumi, kanë mbetur vetëm disa të shtruar, që janë në gjendje të rëndë. Do vihet në funksion të të sëmurëve me COVID 19”, – tha Skëndaj ndër të tjera.








































