Në harkun e 24 orëve, Lushnja ka regjistruar dy raste të reja me COVID 19. Nga dy raste që ishin dje, numri i infeksioneve sot ka shkuar në katër.
Dy rastet e reja janë një e moshuar 70 vjeçare dhe djali i saj. Ky i fundit mësohet se kishte ardhur nga Italia dhe ka infektuar dhe të ëmën.
Mbrëmjen e të hënës e moshuara është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Infektiv të Tiranës, ndërsa djali është i vetëkarantinuar në banesë.








































