Thanë se ishte pak mbipeshë, mjeku që e kuroi flet për 43-vjeçarin nga Kavaja që humbi betejën me COVID-19

0
310

Një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pak para se një tjetër pacient të humbte jetën.

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi tha se përveç faktit që ishte pak mbipeshë nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

“I ndjeri humbi jetën në reanimacion. Dy ditë ka qenë në pavion pastaj kur filloi të shfaqte shenjat e rëndesës pacienti u transferua në kujdes intensiv për një terapi më intensive por për fat të keq nuk i rezistoi këtij vrulli të madh të kësaj sëmundje që i mori jetën.

Nuk kishte që ato tradicionalisht që i kemi përmendur por ishte pak mbipeshë. Ishte i shëndetshëm”.

Por si ka mundësi që u përkeqësua kaq shpejt gjendja e tij?

“Ndodh ajo që ka ndodhur me mijëra raste të tjera që kjo sëmundje në individë të caktuar ka një ecuri të rëndë, fulminante, severe për arsye të ndryshme, qoftë me formën e sëmundjes, me reagimin e organizimit, me gjendjen e tij imunitare që çon në këtë lloj çedimi, në këtë lloj situate të rëndë. E kemi parë dhe në literaturë në raste të tjera. Mesazhi i undit të OBSH është që kjo sëmundje nuk kursen jo veç për përhapjen e infeksionit por dhe nga rëndesa as moshat e reja. Duhet të jenë më të kujdesshëm”, deklaroi Harxhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here