Vijon të rritet me shpejtësi numri i të prekurve dhe i viktimave nga Covid-19 në Spanjë. Sipas “El Pais”, në përditësimin e fundit, janë 33.089 në total të infektuarit nga koronavirusi, ndër të cilët 2355 janë në terapi intensive.
Viktimat nga pandemia më e egër në botë kanë arritur në 2182, me një rritje prej 462 vdekje në 24 orë.
Sipas gazetës spanjolle, personat e shëruar prej koronavirusit janë 2575.






































