Google search engine
Home Aktualitet Sa persona janë të shtruar në spitalin Infektiv? Silva Bino nxjerr shifrat...

Sa persona janë të shtruar në spitalin Infektiv? Silva Bino nxjerr shifrat zyrtare dhe zbulon sa prej pacientëve janë në terapi intensive: Kemi dy të vdekur në pak orë!

0
360

Në komunikimin e përditshëm për publikun Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ka shkuar në 49 numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intesive.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 në Shqipëri, ku sipas saj, janë shënuar 2 humbje jete në 24 orët e fundit:

Një 71 vjeçar me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 43 vjeçar, i cili kishte obezitet

Kështu ka shkuar në 4 totali i qytetarëve që kanë humbur jetën, të prekur me COVID-19.

Janë shëruar 5 pacientë të shtruar në spitalin, te cilët kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here