Google search engine
Home Aktualitet Rritet numri i viktimave në Shqipëri/ “Jemi izoluar në 3 kate të...

Rritet numri i viktimave në Shqipëri/ “Jemi izoluar në 3 kate të ndryshme”, paralajmëron mjeku i Infektivit dhe bën thirrje të shpërndahet ky mesazh: Italia do ju duket lule!

0
309

Koronavirusi ka filluar të rrisë shifrat e viktimave në vendin tonë, duke i marrë jetën deri më tani 4 personave.

Ndërkohë në vetëm 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 persona dhe një i tretë është në vdekje klinike, ku mes tyre një 43 vjeçar i cili nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, që do të thotë se Covid-19 nuk kursen edhe personat e shëndetshëm.

Pas këtij alarmi të ngritur, mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili po përballet vetë në vijën e parë me këtë virus dhe me pacientët, ku jep një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët.

“Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. NËSE MUNDENI transmetojeni këtë mesazh:

Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm,  se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur  Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. JU LUTEM!!!” Dr. T. Kalo”, – paralajmëron mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here