Pas një konference telefonike me ministrat e jashtëm të BE të hënën, shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell u tha gazetarëve se kishte “stigmatizim të qartë të qytetarëve të Bashkimit Evropian jashtë bllokut”.
Një tjetër gjë që na shqetëson ne [ministrat] dhe për të cilën kemi folur është një përpjekje e qartë për të diskredituar Bashkimin Evropian, madje edhe përmes stigmatizimit të qartë të qytetarëve të Bashkimit Evropian jashtë vendit, duke e paraqitur virusin si një lloj sëmundjeje të njerëzve të bardhë dhe duke fajësuar qytetarët evropianë.
Ai iu referua një incidenti të enjten e kaluar kur kryetari i Santiago de Guayaquilit në Ekuador bllokoi një avion të zbrazët evropian duke mos e lejuar të ulet “për të mbrojtur qytetin” kundër koronavirusit.
Avioni “Iberia”, i cili përfundimisht u ul në Quito, ishte për riatdhesimin e 190 udhëtarëve europianë të bllokuar në Ekuador, pasi fluturimet u pezulluan për të frenuar përhapjen e virusit.
Borrell tha se ishte pretenduar se avioni ishte “duke sjellë sëmundjen” duke shtuar se “përhapja e dezinformatave është lojë me jetën e njerëzve”.
Borrelli iu referua grupit të punës për dezinformimin e BE-së, i cili së fundmi prodhoi një raport që thoshte se media pro-Kremlin po prodhonte histori të rreme për koronavirusin me qëllim të “rëndimit” të krizës së shëndetit publik në perëndim.
Ai tha se problemi nuk ishte “çështje” e deklaratave nga çdo qeveri, por përkundrazi “përhapja e gjerë e lajmeve të rreme që prodhon reagime dhe qëndrime midis njerëzve që janë shumë të rrezikshëm”.






































