“U deshën 67 ditë për të arritur në njëqind mijë infeksionet e para, 11 ditë për 200 mijë dhe 4 ditë për treqind mijë”. Kjo është thënë nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën nga Gjeneva. Ai gjithashtu ngrit alarmin: “Punëtorët e shëndetësisë mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë efektive kur ata mund të punojnë të sigurt. Ne vazhdojmë të marrim lajme alarmante nga e gjithë bota për një numër të madh të infeksioneve në mesin e punonjësve shëndetësorë.” “Edhe nëse bëjmë gjithçka tjetër në mënyrën e duhur, nëse nuk i japim përparësi mbrojtjes së punonjësve të shëndetësisë, shumë njerëz do të vdesin sepse punojnësit e shëndetësisë që mund të shpëtonte jetën e tij është i sëmurë”, shtoi ai.
Masat e detyrueshme ndërkombëtare
Të paktën 34 vende ose territore, përfshirë Italinë, Francën, Argjentinën, Irakun, Kaliforninë, Ruandën dhe Greqinë që nga sot, kanë vendosur masa të detyrueshme për një total prej 659 milion njerëz. Vende të tjera kanë propozuar kufizime të lëvizjes, por pa masa shtrënguese, për 228 milion njerëz. Bllokimi i mbrëmjes zbatohet në dhjetë vende, për mbi 117 milion njerëz. Sipas llogarive të agjencisë, dhjetë milion banorë kanë ngecur në qytetet e tyre, ku nuk mund të hyjnë ose të dalin, në Bullgari, Kazakistan dhe Azerbaidjan.






































