Google search engine
Home Aktualitet Një i prekur me koronavirus transportohet tek Infektivi

Një i prekur me koronavirus transportohet tek Infektivi

0
313

Ambulanca ka sjellë një tjetër pacient pasditen e sotme, ora 15:30 në spitalin infektiv. 

Deri tani në spitalin Infektiv ndodhen 49 pacientë të shtruar, 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ndërkohë që në ambientet e jashtme të Urgjencës së QSUT-së dhe spitalit të traumës, janë ngritur disa çadra ku do të bëhet kontrolli paraprak i çdo pacienti që futet brenda ambientit të spitalit për të parë nëse është i infektuar me Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here