Google search engine
Home Politike Ngjallen shpresat për hyrjen në BE, Reutes jep lajmin e mirë për...

Ngjallen shpresat për hyrjen në BE, Reutes jep lajmin e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: 27 vende do t’i thonë PO hapjes së negociatave! (KUSHTET)

0
337

Bashkimi Evropian mund të çelë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një projektvendimi të 27 vendeve anëtare të bllokut, bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters. Vendimi zyrtar pritet të merret në mesin e kësaj jave.

Nëse aprovohet siç pritej, marrëveshja do të përfundojë vonesën prej dy vitesh dhe do të sinjalizojë hapin e ri për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut, që kërkojnë të anëtarësohen në BE.

Në bazë të një draft vendimi që ka siguruar Reuters, i cili është miratuar në mënyrë unanime nga 27 vendet e bllokut, raportohet se BE do të nisë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shpresat e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE janë thyer disa herë vitet e fundit për shkak të skepticizmit të Francës dhe Holandës, lidhur me arritjet e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe qëndrimit në shinat e demokracisë.

Por Parisi zyrtar dhe Haga kanë lehtësuar në javët e fundit kundërshtimet e tyre dhe çështja e zgjerimit për këto dy vende u rikthye në vëmendje edhe pse Europa është goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit.

Greqia ende nuk i është bashkuar vendimit të vendeve të bllokut, i cili kërkon unanimitetin e të gjithë anëtarëve, por burime diplomatike bëjnë me dije se Athina zyrtare e ka dhënë miratimin e saj pasi në draft u përfshinë dhe kërkesat për minoritetin në Shqipëri.

Sipas burimeve nëse asnjë vend nuk ka kundërshti, vendimi pritet të miratohet në mesin e javës”, thuhet në shkrim.

Sipas draft konkluzionit, Shqipëria duhet të plotësojë edhe disa kushte të cilat janë:

-Miratimi i reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

-Reforma zgjedhore të garantojë financim transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore.

-Garantimi i zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë funksionimin e GJK dhe GJL.

-Vendosja e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here