Teksa në Itali numri i viktimave dhe i të infektuarve vazhdon të rritet në mënyrë të frikshme, kryeministri Giuseppe Conte ka deklaraur se masat drastike të marra nga qeveria synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit edhe pse kjo sipas tij nuk po jep ende rezultate pozitive.
‘Me këto masa për të penguar hapjen e koronavirusit, qeveria është e vetëdijshme se fuqia sociale dhe ekonomike e vendit është në diskutim.’- tha Conte.
Kryeministri Conte gjithashtu u shpreh se javët e ardhshme janë vendimtare për fatin e Italisë.
“Ne po përballemi me krizën më të vështirë që nga periudha e pasluftës. Edhe italianët janë të vetëdijshëm për këtë. Ky është momenti i zgjedhjes, javët e ardhshme janë vendimtare dhe të vështira”, tha Conte.








































