Google search engine
Home Bota Incidenti i pakëndshëm/ Kina i nis për Italinë, 100 mijë maska ‘rrëmbehen’...

Incidenti i pakëndshëm/ Kina i nis për Italinë, 100 mijë maska ‘rrëmbehen’ nga një shtet tjetër në Europë

0
296

Teksa Italia është në ditët më të këqija pas Luftës së Dytë Botërore siç ka deklaruar qeveria Conte, një incident i pakëndshëm ka ndodhur me shtetin fqinj.

Rreth 100,000 maska të dërguara nga Kina për në Itali, kanë përfunduar në Republikën Çeke.

Një gabim i tillë ka ndodhur ndërsa Evropa, tani epiqendra e pandemisë së koronavirusit, përballet me mungesën e tyre.

Problemi është thelbësor në Itali, pasi vendi numëron 5,476 viktima dhe 59,138 të infektuar.

Por Republika Çeke, e cila gjithashtu po përgatitet për një rritje të të infektuarve, ka forcuar kontrollet mbi eksportin dhe shpërndarjen e një materiali të tillë.

Sipas’ The Local’, ishte e paqartë nëse incidenti ishte një keqkuptim, një gabim logjistik ose një përpjekje e qëllimshme për të mbajtur maskat.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek, pranoi se për fat të keq, pas hetimeve të mëtejshme, doli që një pjesë më e vogël e një konfiskimi mallrash ishte një dhuratë e Kinës për Italinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here