Google search engine
Home Bota Gjermania bën gjestin e madh për Italinë, do të marrë pacientë me...

Gjermania bën gjestin e madh për Italinë, do të marrë pacientë me COVID-19 për t’i kuruar

0
320

Gjermania është e gatshme të mirëpresë italianët e prekur me koronaviurs.

Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga koronavirusi.

Tre lande gjermanë, ata nga Baden-Ëuerttemberg, Saarland dhe Rhineland-Palatinate, kanë vënë në dispozicion shtretërit dhe respiratorët për kujdes intensiv.

Shteti gjerman i Saksonisë do të marrë gjashtë pacientë me koronavirus nga Lombardia dhe më pas do t’i trajtojë ata në spitale në rajonin e tij.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori Michael Kretschmer i cili tha se iu përgjigj në këtë mënyrë një kërkese nga Italia.

“Është një sinjal shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojmë edhe të tjerët,” tha ai.

Kjo është hera e parë që pacientët italianë janë transferuar në një vend tjetër të BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here