Google search engine
Home Aktualitet “Është rikthyer në jetë, por është ende rëndë!”, mjeku Pëllumb Pipero tregon...

“Është rikthyer në jetë, por është ende rëndë!”, mjeku Pëllumb Pipero tregon detajet për 61-vjeçarin nga Tirana që pësoi vdekje klinike

0
483

Mjeku Pëllumb Pipero ka dhënë detaje nga situata e COVID-19 në vend dhe sidomos për pacientin që që u deklarua si viktima e pestë.

Pipero thotë se ai është rikthyer në jetë, por gjendja është e rëndë.Sipas tij, 61-vjeçari nga Tirana ka bërë vdekje klinike që zgjati gjatë, por mjekët nuk u dorëzuan duke e kthyer në jetë.

“Situata është dinamike, sa i përket rasteve të reja, ndjekjes së pacientëve të prekur, kemi më shumë se 40 të shtruar me problematika të ndryshme. Njëri nga rastet ka bërë vdekje klinike që zgjati gjatë, por mjekët reanimatorë e kthyen në jetë, vijon të jetë rëndë. Në këtë lloj situate të rasteve të shtuara këmbëngul t’ju them qytetarëve të jenë të duruar, të qëndrojnë në shtëpi”,- tha shkurt ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here