Google search engine
Home Politike Draft-opinionet për ‘Anti- Shpifjen’ dhe emërimet në Kushtetuese, Komisioni i Venecias merr...

Draft-opinionet për ‘Anti- Shpifjen’ dhe emërimet në Kushtetuese, Komisioni i Venecias merr vendimin e rëndësishëm

0
394

Situata e koronavirusit ka prekur të gjitha fushat. Edhe Komisioni i Venecias ka vendosur të shtyjë me dy muaj draft opinionet për dy kërkesa të ardhura nga Shqipëria, atë të ligjit Anti- Shpifje dhe të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të dyja të iniciuara nga mazhoranca.

Për emërimet në Gjykatën Kushtetuese më 6 mars Venecia dha një draft paraprak dhe pak ditë më parë kishte për të dorëzuar edhe atë përfundimtar por kjo nuk ndodhi.

Replika pati mes mazhorancës dhe Presidencës për arsyen e shtyrjes, por tashmë ato janë shtyrë zyrtarisht për në qershor. Nga mazhoranca pati zëra se u shty pasi kishte disa tema të diskutueshme që mund të ndryshoheshin nga drafti paraprak por zëdhënësi i Presidentit e hodhi poshtë këtë arsye duke argumentuar se parlamenti holandez ka kërkuar që këto dy draft opinione të përfshihen tek 9 kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave për Shqipërinë si dhe raporterët nuk kanë pranuar asnjë ndryshim nga drafti paraprak që citonte tekstualisht ”Presidenti ka vepruar në mënyrë të arsyetuar sipas Kushtetutës”.

Draft-opinionet për ‘Anti- Shpifjen’ dhe emërimet në

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here