Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve u shpreh se nisur nga kushtet ku ndodhet vendi për shkak të koronavirusit është ngritur një grup pune për të parë mundësinë që një kategori e caktuar e të burgosurve të lejohet që të dalin me leje të posaçme.
Siguria është e garantuar në burgje. Kemi marrë masa shtesë të përforcuara. Sa lidhet me propozimin që dëgjova nga mediat, jam në dijeni që ka një proces për të shikuar mundësinë e një leje të posaçme për të burgosur të një kategorie të caktuar, nuk është ende e definuar, por është në proces. Po punojmë, por ende nuk ka vendimmarrje” tha ai në Report Tv.






































