Google search engine
Home Bota Çfarë po ndodh në Spanjë? Koronavirusi ‘mbërthen’ qeverinë, zv.kryeministrja përfundon në spital

Çfarë po ndodh në Spanjë? Koronavirusi ‘mbërthen’ qeverinë, zv.kryeministrja përfundon në spital

0
300

Zëvendës Kryeministrja Spanjolle Carmen Calvo është shtruar në spital mbrëmjen e së Dielës, për shkak të një “infeksioni në rrugët e frymëmarrjes”.

Gjithashtu pozitive nga testimet ka dalë edhe bashkeshortja e Kryeministrit Sanchez, Begona Gomez. Ndërsa vetë kryeministri ka rezultuar negativ nga testet, por aktualisht ndodhet në izolim të mbikqyrur  nga specialistët e shëndetësisë dhe mbledhjet qeveritare I drejton nëpërmjet video-konferencave.

Pozitive ndaj virusit ka rezultuar edhe presidentja e komunitetit të Madridit, Isabel Diaz Ayuso, e cila ka organizuar celebrimin masiv për festën e gruas me datë 8 Mars, duke ftuar dhe grumbulluar në festë më shumë se 100.000 njerëz, përfshirë këtu nënën e Kryeministrit Spanjoll dhe Zëvendës-kryeministren Carmen Salvo.

Spanja numëron më shumë se 33 mijë të infektuar nga Covid-19, me 2182 viktima, 462 prej tyre janë regjistruar vetëm 24 orët e fundit. 1200 të vdekur numërohen vetëm në Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here