Google search engine
Home Politike “Brenda 2 ditëve do mbledh Këshillin e Sigurisë”, Meta zbulon kush do...

“Brenda 2 ditëve do mbledh Këshillin e Sigurisë”, Meta zbulon kush do jetë i pranishëm

0
313

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se brenda dy ditëve do të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilën do diskutohet për masat e marra kundër COVID-19. I ftuar sot në emisionin “Open”, Meta tha se në mbledhje do ftojë dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

“Brenda dy ditëve do mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe do i bëj një ftesë kreut të opozitës, Lulzim Basha që të jetë i pranishëm, që të dëgjojë se çfarë do komunikohet, por dhe të shpreh mendimet e tij për këtë situatë”, u shpreh Meta. Presidenti edhe pak ditë më parë njoftoi se do të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në një kohë që të jetë e përshtatshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here