Google search engine
Home Aktualitet Shqipëria tërësisht e izoluar, Autoriteti i Aviacionit Civil njofton vendimin drastik: Sonte...

Shqipëria tërësisht e izoluar, Autoriteti i Aviacionit Civil njofton vendimin drastik: Sonte ndërpriten…

0
367

Autoriteti i Aviacionit Civil  ka njoftuar se sonte në 23:59 do të ndërpriten të gjitha fluturimet nga aeroporti i Rinasit me përjashtim të linjës së ‘Air Albania’ nga Stambolli.

“Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli. Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne” njofton aeroporti i Rinasit.

Por si duhet të veprojnë pasagjerët që kanë prerë biletat? Për veprime të mëtejshme, TIA thekson se pasagjerët duhet që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit. Shqipëria me fqinjët i ka mbyllur kufijtë prej disa ditësh për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, ndërsa nga mesnata e sotme me të gjitha vendet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here