Mjeku Erion Dobi, i cili prej 12 vitesh punon në Francë dhe aktualisht është në linjën e dytë të luftës me koronavirusin, në një intervistë për Ora News thotë se trajtimi i vetëm që ka dhënë rezultat deri më tani është ai me klorokinë, ilaçi që është përdorur kundër malaries ose për sëmundjet reumatizmale.
‘Trajtimi më efikas që mendohet se ka rezultate është ai i paraqitur nga ekipi i Profesor Doktor Didier Raoult në Marsejë, trajtim me klorokinë, trajtim që në rastin e rutinës përdoret ose si trajtim antimalarje ose në rastin e sëmundjeve reaumatizmale, në doza më të ulëta. Është mbështetur në një studim kinez. Me këtë trajtim arriti të ulë ngarkesën virale nga 20 ditë në 6 ditë. Në krye të 6 ditëve personat nuk janë më të infektuar, ngarkesa virale është ose e zhdukur ose në titra shumë të ulët. Pacientët infektojnë më pak personat e tjerë dhe ka më pak shanse të shkojnë në komplikacione të mundshme siç janë pneumonitë.Periudha e inkubacionit nuk është 14 ditë por mund të shkojë në 20 ditë.’- tha Dobi.








































