Ditën e sotme është betuar qeveria e re e Sllovakisë. Siç shihet dhe nga fotot Kryeministri i Sllovakisë Igor Matoviç i veshur me maskë në fytyrën bën betimin gjatë seancës inauguruese të Parlamentit të ri, në Bratislava, Sllovaki.
Presidentja Zuzana Caputova emëroi një koalicion me katër parti të udhëhequr nga Igor Matovic e cila gjithashtu gjatë dhënies së dekretit ka vënë maskë dhe ka veshur doreza.
Sakaq siç vihet re nga fotot të gjithë të pranishmit në ceremoninë e të shtunës, kishin maska mbrojtëse për fytyrën dhe doreza, për tu ruajtur nga koronavirus.









































