Mesa duket Ballkani nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e tokës.Dy tërmete me magnitudë mbi 5.1 rihter janë regjistruar në afërsi të Zagrebit, kryeqytetit të Kroacisë.
Sipas të dhënave nga EMSC, tërmetet kishin një thellësi prej 10 kilometrash dhe një epiqendër në Kasina, një vendbanim në veri-lindje të Zagrebit.
Tërmetet kanë ngjallur panik te qytetarët. Kujtojmë se dje Greqia u godit nga dy tërmete të fortë.











































