Google search engine
Home Politike Zbardhet vendimi, administrata vetëm 5 orë punë në ditë, ja si duhet...

Zbardhet vendimi, administrata vetëm 5 orë punë në ditë, ja si duhet të veprojnë nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë

0
388

Situata e rëndë krijuar në vendin tonë për shkak të COVID-19 ka sjellë jo vetëm kufizime të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve, por edhe ndryshimin e orareve të punës në administratën publike. Kryeministri Edi Rama bëri dje të ditur se do të ketë ndryshime të orareve të administratës. Sipas vendimit të qeverisë të siguruar nga gazeta “SOT” bëhet e ditur se nëpunësit dhe punonjësit e tjerë do të punojnë vetëm 5 orë në ditë nga 8 orë që kanë punuar në ditë normale. Me oraret e reja që kanë ndryshuar, administrata duhet të jetë në krye të detyrës nga ora 08:00 deri në orën 13:00, nga e hëna në të premte.

Por ka edhe një kategori nëpunësish dhe punonjësish të tjerë të cilët mund të kryejnë punën e tyre nga shtëpia në bazë të udhëzimeve që do të marrin nga eprori i tyre, përmes telefonit apo internetit. “Pas pikës 2, të kreut I, të vendimit nr.511, datë 24.10.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje: “2.1. Përjashtimisht nga sa parashikohet në pikën 2, të këtij kreu, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, orari i punës për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të administratës publike/shtetërore është 08:00-13:00. Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në këtë pikë, gjatë kësaj periudhe, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksionale që iu ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë apo titullari i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendimin e qeverisë të botuar në Fletoren Zyrtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here