Google search engine
Home Bota Rajoni Virusi po përparon me shpejtësi, qindra raste me të infektuar në Greqi,...

Virusi po përparon me shpejtësi, qindra raste me të infektuar në Greqi, rritet numri i viktimave

0
338

Numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi është ngjitur në 13, ndërsa në 24 orët e kaluara janë regjistruar 35 raste të reja, duke e çuar totalin e të prekurve nga Covid-19 në 530. Shumica e të infektuarve janë në kryeqytet, në Athinë.

Përfaqësuesi për koronavirusin pranë Ministrisë së SHëndetësisë greke, profesori epidemiolog, Sotiris Ciodras deklaroi në konferencën e shtypit se në spital janë shtruar 100 persona, ku 18 janë të intubuar.

Ndërkohë, 19 persona janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali.  Në Greqi deri tani janë bërë 8 mijë teste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here