Google search engine
Home Bota Rajoni Shkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Shkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

0
294

Ka shkuar në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Mediat greke raportojnë se vetëm tre persona kanë humbur jetën ditën e sotme.

Ata janë një burrë 84-vjeçar i shtruar në spital në Sotiria në Athinë, një pacient 69-vjeçar në Spitalin Attikon dhe një grua 94-vjeçare në klinikën e Pamakkaristos të Athinës.

Të tre kishin sëmundje të tjera përveç Covid-19.

Nga 13 të vdekurit mësohet se 11 janë burra dhe dy gra.

Greqia ka marrë gjithashtu masa drastike për parandalimin e përhapjes së virusit. Ndërkohë numri i të infektuarëve i ka kaluar 50 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here